INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

E tmerrshme çfarë hamë! Vaj, salcë dhe pije alkolike false, arrestohen babë e bir [VIDEO]

Publikuar më: 09:31 01-03-2017

Babë e bir janë vënë në prangat e policisë pasi prodhonin produkte ushqimore të falsifikuara dhe më pas i hidhnin në treg. Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar “Kimisti” u vunë në pranga shtetasit Fabian dhe Arnold Gero 51 dhe 21 vjeç. Shtetasit e lartëpërmendur, kishin modifikuar ambientet e një bodrumi për prodhimin e artikujve të ndryshme ushqimore, duke përdorur ambalazhime të përdorura si dhe duke falsifikuar etiketa të firmave të ndryshme të prodhimeve vendase.
Njoftimi i Policisë:
“Si rezultat i këtij operacioni, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
1. Një automjet tip Volksëagen.
2. 270 shishe plastike 1.5 kg me mbishkrimin Vaj sallate Himara dhe vaj ulliri Himara
3. 150 l vaj ulliri i hapur pa etikete.
4. Arome vaj ulliri 40 kg.
5. 700 shishe qelqi të mbushura me salcë domatesh me mbishkrimin Fagero.
6. Një thes 20 kg i hapur i mbushur me lëndë Sode Kaustike
7. 90 kg me lëndë kimike (përdoret për prodhimin e pijeve alkoolike),
8. 3 shishe qelqi 1 l me lëndë Acid Nitrik
9.Sapuna me ngjyrë 700 copë
10. Një bidon 1l alkool Izopropilik
11. Etiketa Stampa me mbishkrimin Fagero Leng Domate Passata
12. Etiketa Stampa me mbishkrimin Fagero salc Domate me ereza
13. Etiketa stampa Vaj sallate Himara, Vaj ulliri Himara dhe
14.Etiketa stampa Vaj ulliri Himara si dhe etiketa vaj extra vergine
15.Pajisje që shërbenin për prodhime të ndryshme”.

Article Logic
Execution time: 0.0033779144287109