INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili: Akuzat për korrupsion, Ambasada Amerikane nuk ka përgënjeshtruar [VIDEO]

Vasili: Akuzat për korrupsion, Ambasada Amerikane nuk ka përgënjeshtruar [VIDEO]

Publikuar më: 19:59 13-12-2017

Ambasada amerikane duhet të  thoshte të vërtetën e saj ndaj akuzave të prokurorit Llalla, nëse diplomati amerikan është përfshirë në afera korruptive . Është ky reagimi i kreut të Grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili , i cili ishte i ftuar në emisionin ‘Kolaudim’ në IN TV.

 Duke u nisur nga deklarata e Berishës i cili  ka komentuar qëndrimin e ambasadorit amerikan Donald Lu, lidhur me kryeprokurorin e ri, Vasili shprehet se minimumi që duhet të bënte ambasadori ishte të përgënjeshtronte dhe jo të reagonte me babagjysha në Facebook.

Vetë Berisha shprehet se  ambasadori Lu, ka konflikt interesi në zgjedhjen e kryeprokurorit, pasi Adriatik Llalla e ka akuzuar për korrupsion.

Po a është ne të njëjtin mendim Kreu i Grupit Parlamentar të LSI?

 Ja cila është përgjigja e Vasilit për Kolaudim:

“Vetë Prokurori Përgjithshëm e ka thënë në publik dhe kjo akuzë nuk ka asnjë përgënjeshtrim nga ambasadori amerikan. A duhet të kishte një përgënjeshtrim secili zgjedh mënyrën e tij të reagimit, por minimale të kishte një përgënjeshtrim. Pasi Berisha  tha këto gjëra pati reagim në FB të ambasadës amerikane me ca lepuj babagjysha.  Sa të reagosh ndaj Berishës, Berisha nuk ka akuzuar, ka akuzuar Llalla. Kur akuzon Llalla korrektja është të thuash është apo jo e vërtetë pasi para shqiptarëve ka një akuzë, e cila  nuk ka një përgënjeshtrim”.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

 

Article Logic
Execution time: 0.0015640258789062