INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili informon se ku shkuan gjysmat e votave të LSI

Vasili informon se ku shkuan gjysmat e votave të LSI

Publikuar më: 15:28 17-08-2017

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili nga kampin përvitshëm i Jalës, ka diskutuar mes të tjerave edhe për aktualitetin politik në vend. Gjatë një analize të shkurtër për rezultatin e kësaj partie, Vasili tha se votat e LSI-së janë blerë në shumicë nga krimi. Ai deklaroi përpara të rinjve, se LSI arriti rezultatin e saj më të lartë në zgjedhjet e fundit, por sipas tij ky rezultat mund të ishte dyfish, nëse nuk do të kishin ndikuar parët e drogës dhe të kriminelëve.
“Sot jemi në një situatë të re politike, jo për partitë që janë në qarkullim, por për situatën që prodhuan zgjedhjet. Është një fakt i padiskutueshëm që LSI-a arriti rezultatin e saj më të lartë ndër vite. Ky nuk është rezultati i vërtetë, pasi, në qoftë se nuk do të ishin zgjedhjet e drogës dhe kriminelëve, rezultati për LSI-në do të ishte dyfish”, tha Vasili.

Article Logic
Execution time: 0.0036358833312988