INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili: Skandal me trajtimin e mbetjeve, kjo e fut vendin në...

Vasili: Skandal me trajtimin e mbetjeve, kjo e fut vendin në...

Publikuar më: 13:45 26-11-2017

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, e cilëson skandal strategjinë e trajtimit të mbeturinave të kryeministrit Edi Rama, duke vënë në plan të parë djegien e tyre.

Në një postim në rrjetin social facebook ai shprehet se strategjia e trajtimit të mbeturinave duke vënë në plan të parë djegien është tërësisht e gabuar.

‘Kjo e fut në rrugën më të keqe trajtimin e mbetjeve, gjë që e dëmton rëndë vendin për sot dhe për dhjetëra vjet në të ardhmen’ shkruan Vasili.

Postimi i plotë i Vasilit

Kryeministri skandal me inceneratorët e mbetjeve, po GIZ-i gjerman që e kundërshton, kazan është?
Strategjia e trajtimit të mbeturinave duke vënë në plan të parë djegien (incenerimin) është tërësisht e gabuar, sigurisht që kjo është bërë me qëllim.

Kryeministri s’ka lënë vend duke folur dhe inauguruar këtë medemek kryevepër, që e ka gjetur vetëm ai.

Kryeministri e ka kapur me qëllim për bishti problemin shumë të rëndë të mbetjeve. Ai po zbaton të paren atë që duhet të bënte të fundit. Kjo e fut në rrugën më të keqe trajtimin e mbetjeve, gjë që e dëmton rëndë vendin për sot dhe për dhjetëra vjet në të ardhmen.
GIZ dhe qeveria gjermane e thonë qartë, po ku dëgjon shkollëpaku?

Shoqëria gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, e njohur ndryshe si GIZ, ka hedhur kritika të forta mbi qeverinë shqiptare për ndërtimin e inceneratorëve në disa rrethe të vendit.
“Incenerimi, një proces që kthen mbetjet në energji është zgjidhja e fundit. Fatkeqësisht më duhet të them që investimet më të mëdha po shkojnë në pikat që kanë më pak prioritet,” është shprehur Hermann Plumm për Dëelle.

“Ne si GIZ dhe shumë donatorë të tjerë në Shqipëri do të dëshironim të mbështesnin qeverinë dhe bashkitë që të krijojnë një sistem që fillon nga fillimi dhe jo nga fundi i hierariksë,” ka deklaruar Plumm.

Article Logic
Execution time: 0.0033891201019287