INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vatikan, yjet shqiptarë këndojnë e flasin shqip në koncertin kushtuar Nënë Terezës [FOTO / VIDEO]

Vatikan, yjet shqiptarë këndojnë e flasin shqip në koncertin kushtuar Nënë Terezës [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 10:15 04-09-2016

Në bazilikën e Shën Palit në Vatikan, gjatë një nate hyjnore, yjet shqiptarë me emër ndërkombëtar si Inva Mula, Ermonela Jaho, Rita Ora, Lorik Cana, Shkëlzen Doli, Ramë Lohaj, Gëzim Myshketa, interpretuan në koncertin e shënjterimit të Nënë Terezës. 

Ai që ka hapur aktivitetin ishte prift katolik shqiptar i ipeshkëvisë së Kosovës, Dom Lush Gjergji, i cili ka vlerësuar figurën e humanistes shqiptare, ndërsa ka falenderuar të gjithë kontribuesit që ndihmuan në zhvillimin e koncertit.

Më pas në skenë janë ngjitur Lorik Cana dhe Rita Ora të cilët kanë folur në shqip, italisht dhe anglisht për Nënë Terezën.

Në koncert u interpretua nga soprano Inva Mula, himni i NënëTerezës “Valsi Hyjnor”, kompozuar nga Genc Tukiçi dhe me vargje të poezisë “Lamtumirë”, të shkruar nga Nënë Tereza gjatë udhëtimit nga Irlanda për në Kalkutë. Ky himn u shoqërua nga Filarmonia dhe kori i Kosovës me orkestrues nga Shqipëria dhe Maqedonia.

Rita Ora dhe Shkëlzen Doli na dhuruan një performancë të mrekullueshme të këngën “What Child Is This”.

Ermonela Jaho nga ana tjetër këndoi himnin “Panis Angelicus”, liturgji e shkruajtur nga Shën Tomazo Da’Aquino.

Nuk kanë munguar as lotët në sytë e kapitenit legjendar Lorik Cana.

Article Logic
Execution time: 0.0032269954681396