Pas një periudhë të gjatë bojkoti dhe ngujimi, studentët e Fakultetit të Drejtësi kanë vendosur t’i rikthehen mësimit. Siç duket nga videot dhe fotot e siguruara nga LSA një grup studentësh janë filmuar duke sistemuar bankat në këtë fakultetet.
Kujtojmë që vendimi për t’u rikthyer në mësim, erdhi menjëherë pas letrës me 6 kërkesa drejtuar dekanit të fakultetit, për t’u rikthyer në mësim. Ndërkohë, sot Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë bëri publike vendimet për menyrën sesi do procedohet gjatë vitit akademik 2018-2019.