Debati mes Kryeministrit dhe gazetarëve Ylli Rakipi e Andi Bushati mori bujë në mediet shqiptare. Pas replikave të djeshme të Ylli Rakipit ndaj Ramës, pasuar dhe nga ajo e Andi Bushatit, Rama nuk ka qëndruar i heshtur. Në një postim në rrjetin e tij social “Twitter'' Rama e ka vazhduar replikën me ta.
Duke iu referuar me epitetin ‘kadrinj’, me vargje të rimuara ai shkruan se i janë turrur me radhë ‘lehaqenie pa din, pa iman, pa nishan’.
“Kadrinjtë më qenkan turrur me radhë, ham e hum, tamam siç janë, lehaqenie pa din, pa iman, pa nishan. Ylli Kadriu e bën pêr të shpëtuar vatanin, shan e shpif bashkë me vëlla Andin që të rrëzojë Shejtanin! U kthye nga rruga, e la dhe ruletën, leh fort parimori se s’harron dot kuletën?”, shkruan kryeministri.