INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vazhdojnë tensionet në Siri, mediat lokale: ‘Ka patur sërish sulme ajrore’

Vazhdojnë tensionet në Siri, mediat lokale: ‘Ka patur sërish sulme ajrore’

Publikuar më: 10:35 17-04-2018

Vazhdon të jetë i lartë niveli i tensioneve në Siri. Sipas televizionit shtetëror ka patur një sulm mbrëmjen e djeshme ndaj bazës militare Al Shayrat, në rajonin Homs, pas sulmit të së shtunës nga SHBA, Anglia dhe Franca.

“Ishte shenjë e qartë agresioni”, shprehen zyrtarët sirianë duke cilësuar se kanë vënë në punë sistemin antiraketor për tu kundërpërgjigjur ndaj sulmeve me raketa.

Sipas gazetarëve sirianë sulmet me raketa kanë ardhur nga Izraeli duke shkelur kështu Konventat Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut.

Nga ana tjetër gjithashtu janë ngritur dyshime se sulmi është urdhëruar nga Donald Trump por kanë qenë Pentagoni i cili me anë të një deklarate për shtyp ka shpjeguar se nuk kanë ndërrmarë asnjë sulm të tillë.

Article Logic
Execution time: 0.0037391185760498