Çuditë e motit po shoqërohen me tragjedi. Së fundmi janë shënuar përmbytje të cilat kanë marrë dhe jetën e dhjetra personave. Ato janë shkaktuara nga shirat e mëdha të musoneve në shtetin jugor të Kerala në Indi, ku dhe janë shënuar 73 viktima. Pjesa më e madhe e viktimavae u mbuluan nga dherat pas rrëshqitjet e tokës.
Edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Cochin, një nga më të ngarkuarit në Indi, është mbyllur deri më 18 gusht për shkak se është përmbytur pista.
Departamenti meteorologjik i Indisë ka lëshuar "alarmin e kuq". Operacionet e shpëtimit ndodhen në vendngjarje.
"Jemi dëshmitarë të diçkaje që kurrë nuk ka ndodhur më parë në historinë e Kerala," tha ministri Pinarayi Vijayan.