INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdekja e të riut shqiptar në Greqi, reagon për herë të parë Edi Rama

Vdekja e të riut shqiptar në Greqi, reagon për herë të parë Edi Rama

Publikuar më: 17:22 16-08-2016

Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me vdekjen e mistershme të shqiptarit Pëllumb Marinkollaj, i shtyrë nga disa komente në faqen e tij zyrtare se po hesht për këtë çështje.

Rama e mohon që qeveria ka heshtur dhe thotë se çështja po ndiqet hap pas hapi nëpermjet të gjitha kanaleve zyrtare. Kryeministri Rama i shpreh ngushëllimet familjes Marinkollaj nga Lezha.

Reagimi i Ramës:

Meqë disa komentues në këtë faqe, kanë ngritur shqetësimin pse po hesht qeveria për humbjen e jetës së një shtetasi shqiptar në një rajon policie në Athinë, sqarojmë se qeveria jo vetëm nuk ka heshtur, po e ka ndjekur dhe po e ndjek hap pas hapi këtë çështje! Ja edhe deklarata e plotë që Ministria e Jashtme ka bërë në kohën e duhur për çështjen:

Ministria e Punëve të Jashtme ka ndjekur hap pas hapi nëpermjet të gjitha kanaleve zyrtare rastin tronditës të humbjes së jetës së shtetasit shqiptar P.M. në një rajon policie të Athinës.

Duke u shprehur familjareve ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje tragjike, dëshirojmë të informojmë opinionin publik se

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi ka kerkuar nga pala greke bashkëpunimin e menjëhershëm dhe maksimal të të gjitha organeve ligjzbatuese.

Nga kontaktet e deritanishme me autoritetet greke, bëhet e ditur se ekzistojnë pamjet filmike të ngjarjes, si dhe është urdhëruar kryerja e autopsisë mjeko-ligjore.

Ministria e Punëve të Jashtme do të vijojë të ndjek me vëmëndje të veçantë rastin dhe kërkon nga autoritetet greke kryerjen e një hetimi të plotë dhe transparent, në respekt të të drejtave të njeriut dhe standarteve ndërkombëtare.

Pala shqiptare mbetet në pritje të rezultateve paraprake të hetimit të nisur, dhe bashkëpunimit të plotë të autoriteteve greke, duke rezervuar të gjitha te drejtat për trajtimin e mëtejshëm të rastit.

Ambasada jonë në Athine do të ndjek në vijimësi këtë çështje në çdo instancë dhe do të vijojë t'i gjendet pranë të afërmve të viktimës

Deri në zbardhjen e plotë të situatës MPJ fton të respektohet dhimbja e familjareve dhe të mos instrumentalizohet politikisht kjo ngjarje.

Article Logic
Execution time: 0.0037269592285156