INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdes foshnja e porsalindur në Durrës, mjekët në akuzë

Vdes foshnja e porsalindur në Durrës, mjekët në akuzë

Publikuar më: 17:52 12-09-2018

Një foshnjë ka ndërruar jetë në Spitalin e Durrësit vetëm 4 ditë pasi kishte ardhur në jetë.

Sipas informacioneve paraprake nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së foshnjës, ndërsa mësohet se prindërit e foshnjës kanë bërë kallëzim në policinë e Durrësit me arsyen e moskujdesit nga ana e mjekëve të Spitalit Rajonal.

“Më datë 11.09.2018, ka bërë kallëzim shtetasi B.G. 43 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 07.09.2018, bashkëshortja e tij, shtetësia V.G., 35 vjeçe, ka lindur në Maternitetin e Spitalit Durrës dhe pas 4 ditësh fëmija ka ndërruar jetë ku dyshon se mjekët me mosveprime të tyre i kanë shkaktuar vdekjen foshnjës së porsalindur”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036628246307373