INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdes gruaja e ekspozuar ndaj agjentit nervor 'Novichok'

Vdes gruaja e ekspozuar ndaj agjentit nervor 'Novichok'

Publikuar më: 08:34 09-07-2018
Policia nis hetimin pasi një grua e ekspozuar ndaj agjentit nervor Novichok në Wiltshire vdiq. Dawn Sturgess humbi jetën në spital mbrëmjen e së dielës, pasi u sëmur më 30 qershor. Ndërkohë, Charlie Rowley, i cili ishte gjithashtu i ekspozuar ndaj agjentit nervor në Amesbury, është në gjendje të rëndë në spital. Theresa May tha se ishte e tronditur nga vdekja e  44- vjeçares, që vjen pas helmimit të Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia. Hetimi është duke u drejtuar nga detektivë të Rrjetit  të Policimit kundër Terrorizmit, dhe rreth 100 detektivë janë duke punuar për këtë rast. Zyrtarët ende po përpiqen të kuptojnë se si Sturgess dhe Rowley u ekspozuan ndaj agjentit nervor dhe pse sipas hetimeve paraprake, rezulton se kanë prekur një artikull të kontaminuar. Ndërkohë, ditën e djeshme një oficer britanik është shtruar në spital i helmuar me të njëjtën substancë. Sipas zëdhënësit të Spitalit në Qarkun e Salisbury-it, oficeri është transportuar menjëherë në Spitalin e Qarkut Salisbury, megjithatë ai konfirmoi se rreziku për publikun mbetet i ulët. Edhe pse Mbretëria e Bashkuar dhe qeveritë e tjera perëndimore akuzuan Rusinë për helmimin e Skripal, ende nuk ka prova se Rusia ishte e përfshirë në sulm. Vetë Moska zyrtare ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo përfshirje dhe ka ofruar bashkëpunimin e saj të plotë në këtë hetim.
 
Article Logic
Execution time: 0.0026910305023193