INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Vejusha e bardhë”, xhihadistja britanikë më e kërkuar në botë, vritet në Siri

“Vejusha e bardhë”, xhihadistja britanikë më e kërkuar në botë, vritet në Siri

Publikuar më: 13:46 12-10-2017

Sally Jones, xhihadistja britanike, e njohur me nofkën “Vejusha e Bardhë”, e cila përmes internetit bënte thirrje për anëtarësim në ISIS, është vrarë në një sulm me dron në Siri bashkë me djalin e saj 12 vjeç, raporton Reuters.

Jones-it, e cila është me prejardhje nga Anglia Jugore dhe e ka pranuar islamin, shtypi britanik i ka dhënë nofkën “E veja e bardhë” pasi që bashkëshorti i saj Juniad Hussain, gjithashtu ekstremist i Shtetit Islamik, është vrarë në sulmin me dron në vitin 2015.

Duke u thirrur në burimin anonim të shërbimit të inteligjencës britanike, të cilin pretendohet se e kanë lajmëruar kolegët amerikan,”Sun” pretendon se Sally Jones dhe djali saj janë vrarë në qershor afër kufirit të Sirisë me Irakun, në momentin kur ka dashur të arratiset nga bastioni i Shtetit Islamik në Raka, transmeton gazetametro.net.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë thënë se nuk janë qind për qind të sigurt se Jones është vrarë, sepse nuk ka pasur mundësi që në vendin e ngjarjes të merret mostra e ADN’së, por besojnë se ajo është e vdekur tashmë.

Supozohet se është vrarë edhe djali i saj Jojo, edhe pse nuk është ditur se ai është me nënën në kohën kur ishte kryer sulmi me dron, dhe se ai nuk ishte caku i planifikuar.
Edhe më herët është pohuar për ekstremistët e ndryshëm të Shtetit Islamik se janë vrarë, mirëpo, ata më pas janë paraqitur të gjallë, përkujton agjencia britanike.
Sally Jones, e cila para se të pranojë islamin ka qenë këngëtare e një pank grupi, me vite e kishte fascinuar shtypin britanik.

Besohet se ajo e kishte braktisur shtëpinë e saj në Chatham në jug të Kent’it në vitin 2013 dhe kishte udhëtuar në Siri ku u martua me Hussain’in të cilin e kishte njohur në internet.

Ajo aktivisht i kishte bërë thirrje njerëzve që t’i bashkëngjiten Shtetit Islamik nëpërmes të internetit, dhe ndonjëherë në rrjetet sociale i ka publikuar mesazhet propagandistike, duke përfshirë fotografinë e vet, e veshur si murgeshë duke e mbajtur pushkën e drejtuar kah kamera. /gazetametro.net

Article Logic
Execution time: 0.0036451816558838