SHtetet e Bashkuara të Amerikës jo rradhë herë janë marrë si shembull për shoqëri të ndryshme. Duke zgjehdur këtë vend, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, i jep përgjigje të gjithë skeptikëve dhe kundërshtuesve të ndërtimit të këndit të lodrave pranë Parkun e Liqenit Artificial. Nëpërmjet një statusi në facebook Veliaj premton se në 1 Qershor, këndi i lodrave për fëmijë do të jetë gati.
“Parku Qendror i Nju Jorkut është vetëm 30% më i madh se Parku i Liqenit Artificial, por aty ka 21 kënde lojërash për fëmijë, njësoj si ai që fëmijët e Tiranës do të kenë në 1 qershor. Për Bashkinë e Tiranës fëmijët janë më të rëndësishëm, ndaj hapësirat më të mira ua kushtojmë atyre”.