INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj: Parku do të ndërtohet…

Veliaj: Parku do të ndërtohet…

Publikuar më: 13:30 28-02-2016

E diela është dita që qytetarë të shumtë zgjedhin parkun e Liqenit Artificial për të qënë pranë natyrës, e për të kaluar një ditë ndryshe, larg zhurmës së kryeqytetit. Pikërisht këtë ditë ka zgjedhur edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, për të përcjellë mesazhin e tij, se këndi i lodrave, i projektuar për tu ndërtuar në këtë hapësirë, jo vetëm që do të ndërohet por do të jetë gati në 1 Qershor. Nga një aktivitet për fëmijët në Parkun e Liqenit kryetari i Bashkisë Erion Veliaj përcolli mesazhin se këndi i lojrave tek Parku i Liqenit do të ngrihet. Sipas Veliajt ata që po protestojnë kanë zgjedhur një betejë të gabuar, atë me fëmijët, pasi u dogjën nga qulli i qeverisjes vendore të Lulzim Bashës. “Unë i mirëkuptoj, qytetarët nuk janë ata vandalët por kanë zgjedhur gabimisht një garë me fëmijët. Por ju garantoj se fëmijët e qytetit të Tiranës janë më të fortë se çdo ndërtues, çdo bisnes e çdo parti. Nëse ka dyshim se do të pritet një pemë, le të vijnë dhe të matrikullojnë çdo pemë dhe me 1 Qershor, kur ne do të hapim këndin e lojërave të verifikojnë nëse janë aty të gjitha pemët dhe shkurret. Kjo është oferta jonë”. Veliaj përsëriti dhe një herë se ishte gati për të firmosur kontratën me përfaqësuesit e shoqërisë civile për mbikqyrjen e punimeve tek Liqeni dhe matrikulimin e çdo peme. “Nëse kanë dyshim jam, gati të lidh një kontratë me ta, të mbikqyrin ata punimet, ofertë më të sinqertë se kjo nuk ka”.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0032451152801514