Pas publikimit të lajmit në media se një ditë më parë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ishtë në prokurori, ai ka reaguar sot në Twitter. Veliaj thotë se ka dhenë sqarime para prokurorit se brenda parkut është ndërtuar kënd lojërash për fëmijë dhe jo lokal.
“Sqarova kolegët e prokurorisë për atë që panë të gjithë, këndi i lodrave s’ka kafe e pallate. Të gjithë të qartë ”, shkruan Erion Veliaj në Twitter.
Veliaj shoqërohej në prokurori nga nënkryetari i bashkisë, Arbi Mazniku. Ndërkohë projekti i shumë kontestuar u inagurua më 1 qershor.
Sqarova koleget e prokurorise per ate qe pane te gjithe, kendi i lodrave s'ka kafe e pallate. Te gjithe te qarte ? https://t.co/aFc8A3H1NN
— Erion Veliaj (@erionveliaj) June 4, 2016