INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj, qytetarët bashkëpunëtorë të mirë për një Tiranë të jetueshme

Veliaj, qytetarët bashkëpunëtorë të mirë për një Tiranë të jetueshme

Publikuar më: 16:38 16-02-2017

Gjatë analizës vjetore të ndërmarrjes së punëtorëve, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur vlerësim jo vetëm për puëntorët e palodhur, por e për qytetarët bashkëpunues. Ai tha tek aplikacioni “Tirana Ime” qytetarët, raportojnë për problemet, që hasin në përditshmërinë tyre dhe atyre u janë zgjidhur shumë problem.
“Është kënaqësi për kryebashkiakun, që ta nis ditën me raportimet nga qytetarët dhe ta mbyll atë me një uratë të tipit, të falenderoj që vure ndiçimin tek lagjia ime, që rregullove pusetën, etj. Fakti që ka kaq shumë raportime tregon pritshmëritë e lartë që kanë qytetarët për punën e Bashkisë" - u shpreh Veliaj.
Gjatë kësaj analize Veliaj është ndalur tek ndriçimi, transporti publik, gjendja e totuarëve, përballimi i përmbytjeve, ku sipas tij është i dukshëm ndryshimi që ata kanë pësuar.
Ai lajmëroi dhe një tjetër nisëm në mbrojtje të mjedisit duke thënë se duke nisur që nga muajt e pranverës qeset e pazarit do të shiten me qëllim përdorimin sa më pak të tyre. Sipas tij kjo lidhet ngushtë me faktin se ato hidhen kuturu dhe kanë bllokuar kanalizimet në kryeqytet.

Article Logic
Execution time: 0.0016658306121826