INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj: Teatri i Ri Kombëtar më moderni në Evropë

Veliaj: Teatri i Ri Kombëtar më moderni në Evropë

Publikuar më: 10:42 24-06-2018
Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi sot se Teatri i Ri Kombëtar do jetë më moderni në Evropë. Gjatë ceremonisë së organizuar nga Bashkia e Tiranës për çmimin e marrë në Barcelonë  për sheshin "Skënderbej", i vlerësuar  si sheshi më i bukur në Evropë, Veliaj ka thënë:
‘’Do kemi Teatrin më të bukur në Bashkimin Evropian, ku bëhet art në kushte moderne. Kemi pasur një diskutim të gjatë me arkitektin, dhe shqiptarët panë dje të gjitha argumentet për atë që ka nenojë Teatri, për kushtet, higjenën, mbrojtjen nga zjarri.  S'mund të rikonstruktojmë diçka që s'është bërë për atë qëllim. Të flasim dhe gjykojmë. Si mrekullia e stadiumit, të kemi një tjetër xhevair në Tiranë, që quhet Teatri Kombëtar, për t'u siguruar një Teatër modern qytetarëve në zemër të Tiranë, përbri sheshit "Skënderbej" 
 
Gjithashtu kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, Duke i’u referuar çmimit të marrë në Barcelonë, ka falënderuar punonjësit e Bashkisë dhe kryeministrin Rama për punën e bërë për ndërtimin e sheshit. 
‘’Mes 279 projekteve fituam. Sot mund të ulim armën dhe të themi që jemi krenarë për vlerësimin që morëm. Nga rrethrrotullimi më i madh në Ballkan, nga një situatë ku kishim 150 mijë makina, sot janë 150 mijë njerëz në ditë që e kthejnë sheshin në hapësirën pedonale më të madhe në Ballkan’’ pohoi Veliaj.
 
Article Logic
Execution time: 0.0034728050231934