INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj uron ‘1 Tetorin’: Rikthejmë traditën e ‘Kafes me gjyshin’

Veliaj uron ‘1 Tetorin’: Rikthejmë traditën e ‘Kafes me gjyshin’

Publikuar më: 13:21 01-10-2018

Kryebashkiaku, Erion Veliaj, ka zgjedhur që kafen e mëngjesit ta pijë me gjyshe e gjyshër pensionistë, të cilëve u uroi Gëzuar 1 Tetorin!

'’Në emër të Këshillit Bashkiak dhe qytetarëve të Tiranës, dua t’i uroj të gjithë gjysheve dhe gjyshërve Gëzuar 1 tetorin! Kam edhe një thirrje për nipat dhe mbesat: Kjo është dita kur një gjyshi ose një gjyshe që keni harruar, t’i çoni një mesazh, t’i bëni një vizitë, t’i çoni një dhuratë të vogël në shtëpi. Kjo është dita për t’i kujtuar ata. Unë besoj se një qytet është i mirë, kur kemi një harmoni mes brezave, mes atyre që ndërtuan Shqipërinë që kemi sot, dhe po ia kalojnë stafetën Shqipërisë që duam për nesër’’ ka thënë Veliaj.

Veliaj duke i bërë apel gjithë shoqërisë për më shumë përkujdesje për të moshuarit, ka thënë se kafja me gjyshërit dhe gjyshet pensionistë është nisma e re, ku do ta konsumojnë kafen me çmim të reduktuar.

‘’Rikthejmë traditën tonë të mirë të “Kafes me gjyshin”, ndaj dua t’i falenderoj të gjitha institucionet pjesëmarrëse të kësaj nisme të bukur. Vërtet është diçka modeste, por diçka që tregon se nuk harrojmë, se jemi këtu për të respektuar trashëgiminë e të parëve tanë. Ju falenderoj shumë për kontributin, disa si ushtarakë, disa si mësues, disa si doktorë. Pavarësisht profesionit, vendi ynë është më i mirë falë këtij kontributi të mrekullueshëm’’ shtoi Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.0035200119018555