INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vëllai i 17-vjeçares së vrarë mesazh pikëllues: Do mbetesh plagë në zemër përjetë...[FOTO]

Vëllai i 17-vjeçares së vrarë mesazh pikëllues: Do mbetesh plagë në zemër përjetë...[FOTO]

Publikuar më: 11:17 27-12-2018

Ka reaguar me anë të një dedikimi prekës vëllai i Brisilda Gjikolës, vajzës që mbeti e vrarë dje gjatë atentatit në Tiranë në zonën e Laprakës.

Teksa ka postuar foton e tij bashkë me motrën në rrjete sociale, ai shkruan se Brisilda ishte e gjithë bota për të, duke shtuar se nuk e priste që të kishte një humbje tjetër kaq të thellë.

“Nuk prisja që të kisha një humbje tjetër aq të thellë. Mendova se do kalonim një jetë plot gëzime dhe tani m’le vetëm disa kujtime që më marrin frymën dalë ngadalë. Ishe botë me vete për mu dhe do mbetesh plagë në zemër përjetë. U prefsh në paqe dashuria ime, motra ime. Të du pafundësisht R.I.P”, shkruan i vëllai i 17-vjeçares.

Mbrëmjen e djeshme mbeti e vrarë 17-vjeçarja Briselda Gjikola, dhe u plagos Erion Bengo, në zonën e Laprakës. Çifti, që ishte në një lidhje prej pak javësh, ishin në mjetin tip ‘Benz A Class’, kur dy persona të maskuar hapën zjarr ndaj tyre. Për pasojë të rinjtë u plagosën, ndërsa vajza ndërroi jetë në spital. Aktualisht Bengo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka marrë plumba në qafë dhe shpatull.

briseldagjikola.jpg

atentati.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0016582012176514