IN SMART TECH MOBILE APPS CARS VIDEO
Vëmendje! Së shpejti bota mund të ngeli pa banane!

Vëmendje! Së shpejti bota mund të ngeli pa banane!

Publikuar më: 16:45 05-07-2018

Sëmundja e Panamasë është një problem vdekjeprurës për bananet. Bananet e sotme janë klone të njëra tjetrës. ADN e njejtë do të thotë më pak mundësi për të luftuar sëmundjet. Në vitet 1960 varieteti më popullor i bananes ishte Gross Michel, kurse sot është Cavendish. Ndryshimi nuk ka ardhur aspak ratësisht. Gross Michel ishte popullor falë madhësisë së frutit, por sëmundja e Panamasë e shfarosi këtë varietet nga Amerika Jugore.

Cavendish më pas u kthye në zgjedhje të parë për fermerët e bananes, por për disa vjet tregu mbeti krejt bosh, pasi u desh kohë për të zhvilluar plantacionet e shkatërruara. Në vitet '60 varieteti i sotëm i bananes i rezistonte invazionit të këpurdhave që shkaktojnë Sëmundjen e Panamasë, por sot duket se këpurdhat kanë evoluar, kurse Cavendish ka ngelur i njëjtë gjenetikisht. Në Azi sëmundja po përhapet dhe nëqoftë se arrinnë Amerikën Latine gjërat do të jenë keq. Shijoni bananet për aq sa i kemi ato.

Shembull i sëmundjes:

diseased-bananas.jpg

 

Ja një shpjegim më i zgjeruar:

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0035429000854492