Shqipëria do të mbizotërohet edhe gjatë ditës së sotme nga një mot i paqëndrueshëm. Në gjithë territorin e vendit vijon ndikimi i vranësirave e reshjeve në Veri dhe Jug. Ndërkohë vranësira e reshje të përkohshme do të regjistrohen në pjesën tjetër të vendit. Pasditja mbetet me vranësira e reshje të shpeshta në Veri dhe Jug ndërsa me vranësira kalimtare e reshje të izoluara paraqitet pjesa më e madhe e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstreme ditore të cilat do të luhaten në 4-18°C. Forca e dallgëve në det të hapur shkon deri në 6 ballë, duke vështirësuar lundrimin. Për shkak të motit të keq janë regjistruar vonesa në mbërritjen e trageteve të linjave Brindisi-Vlorë.