INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendimi i Nishanit, ditën e premte mblidhet Këshilli i Sigurisë për

Vendimi i Nishanit, ditën e premte mblidhet Këshilli i Sigurisë për "Balilin"

Publikuar më: 12:41 31-01-2017

Presidenti Bujar Nishani merr vendimin për caktim e datës për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Çështja e kësaj mbledhje do të jetë ajo për Klement Balilin i njohur tashmë si Eskobari i Ballkanit. Mbledhja do të mbahet ditën e premte në ora 12. Ky vendim erdhi pasi në 25 janar, Ilir Meta në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit me anë të një letre i kërkoi Presidentit të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare me qëllim analizimin e të gjitha veprimeve apo mosveprimeve të institucioneve shqiptare të ngarkuara me ligj për ndjekjen dhe arrestimin e Balilit.

"Thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështje, do të dëshmojë seriozitetin e institucioneve dhe organeve të shtetit shqiptar për adresimin e përgjegjësive konkrete si dhe angazhimin që ato kanë në trajtimin e rasteve të tilla, me impakt në sigurinë kombëtare", theksohet në letrën e Metës drejtuar Nishanit.

Klement Balili cilësohet nga mediat greke si "Eksobari i Ballkanit".

Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547