INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vendimi për sundimin e Katalonjës. Puigdemont konfirmon: “Të enjten dal para senatit spanjoll”[VIDEO]

Publikuar më: 17:36 25-10-2017

Presidenti katalanas Carles Puigdemont deklaroi se do të paraqitet para Senatit spanjoll për të shpjeguar qëndrimin e tij. Dalja e kreut të rajonit para senatit lexohet si një mundësi madhe për të paraqitur argumentet për pavarësi. Të premten, Madridi pritet të votojë për zbatimin e sundimit të drejtpërdrejtë, mbi rajonin që kërkon të ndahet më vete. Udhëheqësit e fushatës separatiste të Katalonjës thonë se referendumi i 1 tetorit, në të cilin votoi 43 për qind e elektoratit, u ka dhënë atyre një mandat për të kërkuar pavarësinë nga Spanja. Deklarata e pezulluar e Puigdemont  kishte si qëllim lejimin e bisedimeve që Madridi refuzoi. Vendimi i kreut të Katalonjës erdhi pasi zëvendëskryeministri i Spanjës, tha publikisht se qeverisë katalanase po i jepej një shans për të shkuar në senat dhe për të paraqitur argumentet që i konsideron të përshtatshme”. “Ne do të dëgjojmë çdo gjë që Presidenti Puigdemont ka për të thënë dhe unë besoj se në këtë moment është mirë të thuash gjëra hapur dhe në publik"-tha zvëndëskyreministri spanjoll. Senati i Spanjës do të votojë për nxitjen e nenit 155 të kushtetutës, i cili do të lejojë Madridin të ndërhyjë në drejtimin e rajonit. Katalonja thotë se është e sigurtë se zyrtarët e saj duke përfshirë edhe policinë nuk do të përfshihen nga frika e trazirave të mundshme.

Article Logic
Execution time: 0.0037350654602051