INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vetëm në korrik një numër i madh shqiptarësh kanë lënë shtetësinë

Vetëm në korrik një numër i madh shqiptarësh kanë lënë shtetësinë

Publikuar më: 14:24 28-07-2017

Më mirë pasaportë shqiptare apo ndërkombëtare? Në fakt për shumë emigrant më e lehtë është që pasaporta të jetë e një vendi tjetër. E kjo duke qartë muajin e fundit ku, 79 shqiptarë kanë lënë shtetësinë shqiptare vetëm për muajin korrik. Ish-presidenti Bujar Nishani vetëm në muajin e fundit ka firmosur dorëzimin e këtyre pasaportave.
Pjesa më e madhe shkaqeve lidhen me dokumentacionin dhe marrjen e nënshtetësisë në shtete të tjera që nuk e lejojnë mbajtjen e dy pasaportave.
Kohët e fundit ka shumë persona që po heqin dorë nga shtetësia për të marrë shtetësinë e një vendi tjetër të Bashkimit Evropian dhe për të fituar të drejtën për tu punësuar në BE.
Ky fenomen ka qenë prezent kryesisht në zonën juglindore, ku persona të ndryshëm kanë ngritur pretendime për prejardhjen e tyre bullgare apo rumune dhe në këtë mënyrë aplikojnë për pasaportën e këtyre shteteve.

Article Logic
Execution time: 0.0037519931793213