INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vetëm në Vlorë në 24 orë asgjesohen 60 parcela me kanabis

Vetëm në Vlorë në 24 orë asgjesohen 60 parcela me kanabis

Publikuar më: 09:24 06-09-2016

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Shtetit ka zhvilluar aksione antikanabis në qarkun e Vlorës. Sipas të dhënave të uniformave blu, gjatë kontrollit të territorit nga uniformat blu, janë pikasur e më pas asgjesuar plot 60 parcela me kanabis sativa. Mësohet se territori që është përzgjedhur nga kultivuesit për të mbjellë bimët narkotikë është tokë pa pronar, çka e ka bërë më të vështirë dhe punën e policisë për gjetjen e autorëve.
Njoftimi i Policisë:
“Në kuadër të aksioneve kundër kultivimit të bimëve narkotike, gjatë 24 orëve të fundit policia e Vlorës ka asgjësuar 60 parcela me rreth 7.700 rrënjë kanabis sativa.
Sipas një njoftimi për shtyp, bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatrat Mifol, Dukat, Kotë, Çerkovinë, Skrofotinë, Palasë, Treblovë dhe Pllakë.
Ato ishin të kultivuara përgjatë luginave dhe përrenjve të thellë nëpër pyjet e këtyre fshatrave, të cilat nga hetimet e kryera rezultojnë të jenë toka pa pronarë.
Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të shkuljes, copëtimit dhe djegës me zjarr. Ndërkohë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve”.

Article Logic
Execution time: 0.0035171508789062