INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vetëvaret një 50 vjeçar. Letra që la: Mos i thoni fëmijëve

Vetëvaret një 50 vjeçar. Letra që la: Mos i thoni fëmijëve

Publikuar më: 15:33 06-12-2016

Vetëvaret një 50 vjeçar në Golem. A. Tahiri sipas policisë është vetëvarur në shkallët e brendshme të shtëpisë së tij. Ai sapo ishte kthyer nga Gjermania dhe ishte divorcuar nga gruaja. Me sa duket depresoni i thellë e ka shtyrë atë deri në pikën e vetëvrasjes. Po ai kishte lënë një letër me përmbajtje rëngjethëse.

Letra:
“Ju kërkoj falje për veprimin tim, por më mirë kështu se sa të jetë vonë dhe të më krijohet ndonjë sëmundje nga problemet e mëdhaja që më janë krijuar me realitetin e jetës që mu servir nga fati im i keq. Unë humba familjen që për mua ishte gjithçka në jetën time. Tani nuk kam më asgjë për të humbur ndaj s’gjej forcë për të vazhduar më tej dhe marr këtë vendim të shëmtuar. Më vjen shumë keq për shqetësimin, që po ju sjell.
Ju lutem fëmijët mos i njoftoni kur të vijë momenti më vonë, kur të jenë rritur tregojani dhe i thoni se babi i donte shumë: Që të tre Jonin, Glorjan dhe Turjan, por fati e solli që të ndaheshim nga njëri-tjetri që ishte shumë e rëndë. Ju kërkoj të falur gjithë familjes, miqve dhe të gjithëve që më janë gjendur pranë dhe më janë gjendur në ditët e mia më të vështira. Ju përqafoj fort të gjithëve duke thënë të ma falni për veprimin e dobët të vetëvrasjes. Në portofol janë 265 euro dhe 20 mijë lekë të reja shqiptare. Nuk janë shumë por përdorini për fatkeqësinë time. Nuk kam më shumë se kaq. Arben Tahiri”.

Article Logic
Execution time: 0.003410816192627