INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vetëvendosja në Kosovë me “dy shtetësi”, ja dekreti i Bujar Nishanit

Vetëvendosja në Kosovë me “dy shtetësi”, ja dekreti i Bujar Nishanit

Publikuar më: 15:03 22-08-2016

Politikanë shqiptarë me dy shtetësi. Kjo nuk është një praktikë e re në vendin tonë, por tashmë nuk mund të flasim për një apo dy emra, por thuajse për të gjithë zyrtarët më të lartë të një force politike në Kosovë. Bëhet fjalë për zyrtarë të lartë të lëvizjes Vetëvendosjes të cilët kanë marrë nënshtetësinë shqiptare.
Është Presidenti i Republikës së Shqipërisë së Shqipërisë, Bujar Nishani i cili ka firmosur dekretin për ti dhënë nënshtetësinë kryetarit të kësaj Lëvizjeje, Visar Ymeri si dhe ish-liderit Albin Kurti.
Në listë janë edhe deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, si dhe kreu i grupit parlamentar Glaus Konjufca. Në listë janë edhe Dardan Molliqaj si dhe Liburn Aliu.

Ja dekreti:

Article Logic
Execution time: 0.0033068656921387