INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vettingu: EURALIUS dhe OPDAT i përgjigjen PD

Vettingu: EURALIUS dhe OPDAT i përgjigjen PD

Publikuar më: 15:39 17-08-2016

OPDAT dhe EURALIUS  kanë marrë në shqyrtim 55 vërejtjet e Partisë Demokratike mbi draftin për ligjin e Vettingut. Janë dashur 2 orë që ekspertët e OPDAT dhe EURALIUS të jepnin vlerësimet e tyre për këto vërejtje.
Shtyllat kryesore të vëretjeve EURALIUS i publikoi në faqen zyrtare të misionit, ku nënvizon se ndryshe nga idetë e propozuara nga opozita, EURLAUS ka katër parime thelbësore për anëtarësimin në Bashkimin Evropian:
    a) Nuk mund të ekzistojnë afate kohore ose kalendar për çdo çështje individuale;
    b) Procesi i rivlerësimit përdorë informacionet, dosje si dhe struktura administrative ekzistuese veçanërisht të ILDKP-së;
    c) Roli i misionit ndërkombëtar të monitorimit nuk duhet të reduktohet;
    d) Bashkëpunëtorët e drejtësisë konsiderohen si një mjet i rëndësishëm për të hyrë në praktika korruptive për marrjen e provave.
Ndërkohë në përfundim të mbledhjes së komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi, deputeti socialist Pandeli Majko foli mbi qëndrimin që kishin mbatjur ekspertët mbi dy çështje që kishte shprehur shqetësim opozita.
Majko thotë se së pari institucioni që do të merret me verifikimin e pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve do të jetë ILDKPI, dhe kontrollit të pasurisë së tyre nga ana e Drejtorisë se Sigurisë së Informacionit të klasifikuar, ndryshe nga ç’kërkonte PD duke i cilësuar si dy organe që sipas demokratëve janë nën varësinë e pushtetit ekzekutiv e do të sillnin kontroll tërësor të Kryeministrit  në procesin e vlerësimit të gjyqtarëve.
Pandeli Majko:
“Verifikimin e pasurive duhet ta bëjnë institucione të cilat e kanë bërë deri më sot dhe kanë një eksperiencë kushtetuese dhe ua kërkon kushtetuta ta bëjë, që është ILDKP dhe DSIK”.
Përpara medias, Nënkryetari i komisionit, demokrati Oerd Bylykbashi u shfaq i kënaqur duke pohuar se EURALIUS kishte marrë parasysh një pjesë të opinioneve të PD
Oerd Bylykbashi:
“Shumë prej sugjerimeve janë marrë. Do të ulen ekspertët për të gjetur versionin përfundimtar”.

Article Logic
Execution time: 0.0017149448394775