INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vettingu në drejtësi. Sot 6 gjyqtarë kalojnë në ‘sitë’

Vettingu në drejtësi. Sot 6 gjyqtarë kalojnë në ‘sitë’

Publikuar më: 08:08 31-07-2018

Si asnjë ditë më parë në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit do të dalin përballë tyre disa gjyqtarë dhe prokurorë. Një ditë e ngjeshur do të jetë kjo e sotmja, ndërsa për disa prej tyre pritet vendimi final mbi pastërinë e figurës, të tjerë do të dalin për herë të parë përballë komisionit të Vettingut. Edhe dita e sotme do të jetë një ditë e ngarkuar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Në orën 14:30 do të jepet vendimi për Artan Brocin, gjyqtarin e Gjykatës së Lartë. Ndërsa në orën 14:45 KPK do të shpallë vendimin edhe për Medi Bicin, gjyqtarin e Gjykatës së Lartë.
Për Dritan Reshkën prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë vendimi do të jepet në orën 15:00.
Po ashtu sot do të zhvillohen edhe tre seanca dëgjimore. Në orën 09:00 do të dalë përpara KPK Dritan Hallunaj, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.
Në orën 11:15 KPK do të zhvillojë seancë dëgjimore me Artur Malaj, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Apelit dhe në orën 15:15 Vettingut do ti nënshtrohet Gentian Osmani, prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Article Logic
Execution time: 0.022677898406982