INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vettingu, ngec procesi? Avokati i Popullit: Procedurën ta kalonte Kuvendi [VIDEO]

Publikuar më: 16:38 07-03-2017

Avokati i Popullit ende nuk ka rihapur procesin e rivlerësimit të kandidatëve për komisionet e Vettingut, edhe pse Parlamenti ka vendosur një afat 7 ditor për këtë procedurë. Burime pranë Avokatit të Popullit bëjnë me dije se atyre nuk ju është dorëzuar një kërkesë e tillë, madje shprehin habinë se përse Parlamenti i është drejtuar Ombusmanit për këtë procedurë. Sipas të njëjtave burimeve, Kuvendi e kishte zgjidhjen e kësaj situate në listën “B” të kandidatëve, të cilët kishin aplikuar për komisionet e Vettingut, ku rreth 100 prej tyre kishin mungesa të pakta në dorëzimin e dokumentacioneve. Por për shumicën parlamentare ky është një proces që i takon Avokatit të Popullit.

Fatmir Xhafa:

jo kushtetues do të ishte nëse ja hiqnim avokatit dhe ia jepnim një institucioni tjetër.

Ndërkohë një ditë pasi Kuvendi vendosi që ti kthejë për rishqyrtim Avokatit të Popullit dosjet e kandidatëve për komisionet e Vettingut, është ndezur debati mes dy kampeve politike. Lideri i opozitës, i cili ka vendosur që partia që ai drejton të mos bëhet pjesë e këtij procesi, e cilësoi kështu vendimin e kuvendit.

Lulzim Basha:

“Vendimi i Parlamenti lojë në shkelje të Kushtetutës”

Fatmir Xhafa:

“Të pengosh Vettingun do të thotë të pengosh zbatimin e Kushtetutës”.

Megjithatë sipas Xhafës, të gjithë ata që nuk do të kryejnë detyrat kushtetuese për këtë proces do të marrin një përgjigje në 18 qershor. 

Fatmir Xhafa:

‘Për forcat politike që nuk do të japin kontributin e tyre në këtë proces do të marrin gjykimin popullor dhe kjo do të ndodhë në 18 qershor”.

Ndërkohë shumica mendon se brenda dy javëve e gjithë procesi i rivlerësimit të kandiatëve për komisionit të Vettingut do të kalojë gjithë hallkat, e cila më pas do ti përcillet Parlamentit. Për shumicën ky proces është jetik edhe për hapat e mëtejshme të zbatimit të reformës në drejtësi. 

 

 

Vettingu, ngec procesi? Avokati i popullIt: Procedurën ta kalonte kuvendi

Avokati i Popullit ende nuk ka rihapur procesin e rivlerësimit të kandidatëve për komisionet e Vettingut, edhe pse Parlamenti ka vendosur një afat 7 ditor për këtë procedurë. Burime pranë Avokatit të Popullit bëjnë me dije se atyre nuk ju është dorëzuar një kërkesë e tillë, madje shprehin habinë se përse Parlamenti i është drejtuar Ombusmanit për këtë procedurë. Sipas të njëjtave burimeve, Kuvendi e kishte zgjidhjen e kësaj situate në listën “B” të kandidatëve, të cilët kishin aplikuar për komisionet e Vettingut, ku rreth 100 prej tyre kishin mungesa të pakta në dorëzimin e dokumentacioneve. Por për shumicën parlamentare ky është një proces që i takon Avokatit të Popullit.

Fatmir Xhafa:

jo kushtetues do të ishte nëse ja hiqnim avokatit dhe ia jepnim një institucioni tjetër.

Ndërkohë një ditë pasi Kuvendi vendosi që ti kthejë për rishqyrtim Avokatit të Popullit dosjet e kandidatëve për komisionet e Vettingut, është ndezur debati mes dy kampeve politike. Lideri i opozitës, i cili ka vendosur që partia që ai drejton të mos bëhet pjesë e këtij procesi, e cilësoi kështu vendimin e kuvendit.

Lulzim Basha:

Vendimi i Parlamenti lojë në shkelje të Kushtetutës

Fatmir Xhafa:

“Të pengosh Vettingun do të thotë të pengosh zbatimin e Kushtetutës”.

Megjithatë sipas Xhafës, të gjithë ata që nuk do të kryejnë detyrat kushtetuese për këtë proces do të marrin një përgjigje në 18 qershor.

Fatmir Xhafa:

‘Për forcat politike që nuk do të japin kontributin e tyre në këtë proces do të marrin gjykimin popullor dhe kjo do të ndodhë në 18 qershor”.

Ndërkohë shumica mendon se brenda dy javëve e gjithë procesi i rivlerësimit të kandiatëve për komisionit të Vettingut do të kalojë gjithë hallkat, e cila më pas do ti përcillet Parlamentit. Për shumicën ky proces është jetik edhe për hapat e mëtejshme të zbatimit të reformës në drejtësi.

 

Article Logic
Execution time: 0.003715991973877