Një episod jo i zakonshëm ka ndodhur midis presidentit serb Aleksander Vuçiç dhe shefes së politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.
Tek ndodhej në Berlin, për Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor Vuçiç ka preferuar që t’i urojë Pashkët Mogherinit në një mënyrë të veçantë.
Presidenti serb kishte sjellë një shportë me vezë dhe më pas janë fotografuar duke i thyer ato.
Gjithashtu Federica Mogherini u fotografua me presidentin kosovar Hashim Thaci dhe me diplomatin e Bosnjë Hercegovines Denis Zvizdic.