INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vëzhgimi i IN News, ç’mendojnë nxënësit për ‘’3 lëndë në 6 orë’’?[VIDEO]

Publikuar më: 15:27 17-01-2018

Me nismën më të fundit të qeverisë për ndryshimin e orareve të mësimit duke grupuar lëndët, pra 3 lëndë në 6 orë nuk janë dakort të gjithë nxënësit, pavarësisht se drejtuesit e lartë të arsimit thonë se ajo po bëhet në interes të fëmijëve. Nga një vëzhgimi i IN News një pjesë e nxënësve argumentojnë se do të jetë e lodhshme e të tjerë mendojnë se do të ngarkohen më shumë mendërisht, aq sa nuk do mbajnë mend asgjë.
“Janë të lodhshme orët e njëjta. Fëmijët s'kanë kapacitet për dy orë një lëndë”, thanë disa nga nxënësit.
Ndërsa shumica e atyre, që i kanë thënë po kësaj nisme e lidhin me çantat e rënda dhe me problemet shëndetësore që u janë shfaqur në shtyllën kurrizore.
“S'do jenë çantat më të rënda. Është mirë se kam pak probleme me shpinën. Do ketë më shumë kohë mësuesja të sqarojë mësimin. Vëllait tim i është deformuar shpina. Të bëjmë dhe detyrat e shtëpisë, që të jemi të lirshëm më pas!” Këto janë disa nga opinionet nxënësve të tjerë të intervistuar nga kamera e IN News.
Po pavarësisht opinioneve të nxënësve, Ministria e Arsimit ka përfunduar dhe hartimin e udhëzuesit dhe kjo nisëm do të marrë jetë në 1 shkurt edhe pse rezultati i saj do të shihet më tej në praktikë.

Article Logic
Execution time: 0.0020480155944824