INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vëzhgim i IN News, qytetarët të paqartë për regjistrimin e adresave[VIDEO]

Publikuar më: 16:12 31-01-2018

Rradhët s’u ndahen shqiptarëve edhe kur duhet të kenë një adresë të saktë. Programi për të patur një adresë të njehësuar ka nisur që një vit më parë me delegimin e kompetencave nga qeveria te OSHEE, e kjo e fundit nënkontraktoi një kompanin private për ta kryer atë. Shumë familje janë regjistruar nga grupe punonjësish pranë banesave të tyre pa patur nevojë të shkojnë në zyrat e posaçme, ndërsa të tjerë janë drejtuar për sqarime në këto ambjente. Po shumë prej tyre janë ende të paqartë se çfarë dokumetash duhet të plotësojnë.
“Kam ardhur tre herë e s’kam mbaruar punë,” tha një qytetar. “S’dinim gjë na tha një komshie,” shtoi një grua.
Ndërsa shumë qytetarë të tjerë u shprehën se mbaruan punë brenda ditës.
“Shtëpine e kisha mbyllur e punonjësit nuk na gjetën dhe erdha vetë në këto zyra, po mbarova punë”, u shpreh një banor i Tiranës.
Për të gjithë ata që ende nuk janë regjistruar për tu pajisur me një adresë të saktë para se të shkojnë tek zyrat e ngritura për këtë çështje duhet të kenë me vete kartën e identiteti, librezën e dritave dhe një foto të derës së shtëpisë ku më parë është vendosur dhe një numër identifikues.

Article Logic
Execution time: 0.0034129619598389