INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

VËZHGIM/ Opozita duhet…edhe për numër, bllokohen disa komisione [VIDEO]

Publikuar më: 16:06 21-02-2017

Ky monitor në koridorin e Kryesisë së Kuvendi na tregon oraret e mbajtjes së Komisioneve Parlamentare. Siç shihet nga njoftimet e Kuvendit, në orën 10 të paraditës së sotme, ishin parashikuar të zhvillonin mbledhjen 3 komisione parlamentare, por në fund është mbajtur vetëm mbledhja e Komisionit të Ekonomisë. Komisioni i Ligjeve është shtyrë, ai i Veprimtarisë Prodhuese u mblodh pa praninë e medias, ndërsa ai i Ekonomisë zgjati rreth 30 minuta. Duket se mungesa e opozitës ka dhënë efektin e saj, duke paraliluzar në një farë mënyrë veprimtarinë e komisioneve parlamentare. Në intervista të posaçme për IN Tv, deputetët e Komisionit të Ekonomisë nuk pranojnë që puna të jetë paralizuar.

Megjithëse ata janë të bindur se duhet kontributi i demokratëve gjatë shqyrtimit të projektligjeve.
Koridoret e Kryesisë së Kuvendit thuajse janë bosh, aty mund të shohësh tek - tuk ndonjë deputet të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Megjithatë Kuvendi ka përpara një angazhim shumë të rëndësishëm, atë të zgjedhjes së institucioneve të Vettingut, për të cilin pjesmarrja e opozitës duhet … jo vetëm për numër.

komision1.png

komision.png

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.003748893737793