INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vëzhgimi i IN News/Studentët e ngujuar marrin masa të reja më drastike [VIDEO]

Vëzhgimi i IN News/Studentët e ngujuar marrin masa të reja më drastike [VIDEO]

Publikuar më: 13:20 16-01-2019

Studentët e ngujuar të Fakultetit Ekonomik sot kanë marrë një masë dhe më drastike. Ata kanë kyçur derën dhe nuk kanë lejuar askënd të hyjë në amientet e brendshme. Për pasojë dhe aktiviteti i sekretarive në këtë fakultet është paralizuar totalisht. “As stafi pedagogjik, as sekretaria, as roje nuk ndodhen në fakultet, janë vetëm studentët”, shprehet një studente e Ekonomikut.

Po pse është vendosur kjo masë?

“Ky është një hap që kemi marrë ditën e sotme pas lajmërimit që u dha nga Dekanati mbrëmjen e djeshme. Përderisa thotë që studentët duhet të kthehen në mësim normalisht që është një presion indirekk por studentët e dinë që nuk është plotësuar asnjë kërkesë. Momentalisht thjeshtë presim përsëri një përgjigje nga Dekanati”, tha studentja.

Por ndërsa dera ishte e kyçur kishte studentë që kanë frikë se humbin vitin dhe tentuan të futen në mësim. “Unë u nisa për mësim por mësim nuk kishte. Duke qenë se ne jemi viti i parë nuk e dimë si funksionon dhe jemi pak në frikë se mund ta humbasim edhe vitin”, shprehet një studente.

Tek Fakulteti Histori-Filologji kamera e IN News u ndesh me një panoramë krejt ndryshe. Studentët po merreshin me aktivitete sociale dhe po shihni një film, që i motivon për të vijuar protestën. “Filmi që do shfaet tani ëhstë një dokumentar që tregon lëvizjen studentore të vitit 2009 në Kroaci. Menduam që do të ishte një dokumentar që do u sillte një motivim studentëve për të vazhduar luftën që ne po bëjmë”, tregon një student i këtij fakulteti.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038490295410156