INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vëzhgimi i IN NewsTeknologjia po “vret” sytë dhe përqëndrimin e nxënësve[VIDEO]

Publikuar më: 15:36 21-09-2017

Thuajse 5 deri 8 nxënës në një klasë kanë vënë syze kur vite më parë shifrat ishin të papërfillshme, 1 në klasë. E nëse bën një vëzhgim nëpër shkolla e verifikon shumë lehtësisht këtë statistikë. Vetë nxënësit pohojne se e duan shumë teknologjinë madje kalojnë dhe të gjitha limitet kohore pa e kuptuar që dëmtimi në sy dhe jo vetëm mund të ishte shmangur. 

Madje një prej tyre thotë se qëndron 5 orë me telefon dhe luaj e këtë çuditërisht nuk e konsideron si kohë shumë të gjatë.
Shumë prindër përpiqen të mos ti lejojnë të qëndrojnë gjatë para lojerave me celular, kompjuterit apo televizori, por ka dhe të tjerë që duket se janë dorëzuar para këtij fakti. “Me zor ua heqim nga dora,” thotë një prind.
Anjeta Kanani, mjeke shkollash sqaron për IN News se në klasat e fillores problemi është dhe më i shtuar, pasi ka raste, që në një klasë numri i atyre më syze shkon dhe 30%. Sipas saj teknologjia veç ploblemeve në shikim po sjell dhe dëmtime më të madha dëgjimore apo dhe mendore, pasi ata humbin përqëndrimin për të mësuar.
Ndaj në këto kushte mjekët këshillojnë prindërit të jenë më të vëmendshëm që të mos u lejojnë, që në vegjëlinë e herëshme të luajnë me telefona, pasi kur rriten u kthehet në varësi dhe sjell dëmtime serioze në shëndetin fizik dhe mendor.

Article Logic
Execution time: 0.0037460327148438