INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Video e skandalit/ Deputeti britanik “kapet mat” me dy meshkuj

Publikuar më: 08:15 05-09-2016

Një deputet laburist në Britani është vënë në qendër të një skandali seksual. I martuar dhe babai i dy fëmijëve, deputeti Keith Vaz është takuar me dy burra nga Evropa Lindore për të bërë seks në apartamentin e tij në Londër kundrejt pagimit të të hollave, shkruan britanikja “Sunday Mirror”, e cila ka publikuar skandalin.

Deputeti Keith Vaz, kryetar i punëve të brendshme të Komisionit të Përzgjedhur për monitorimin e krimit dhe drogës. Disa nga gazetat flasin se 59-vjeçari është dorëhequr nga posti. Vaz tha se është shumë shqetësuese që një gazetë kombëtare të paguajë persona për të vepruar në këtë mënyrë dhe bëri me dije se çështjen ia ka deleguar avokatit të tij Mark Stephens.

I lindur në Aden të Jemenit, Keith Vaz është diplomuar në Universitetin e Kembrixhit, ku ka studiuar juridik e me pas u bë avokat. Në qeverisjen e Tony Blair ai ka qenë i pari deputet i cili ka pohuar se vota për të dalë nga BE do të ishte katastrofike.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034701824188232