IN SMART TECH MOBILE APPS CARS VIDEO

Video nga “Anonymous”. NASA ka zbuluar ekzistencën e UFO-ve [VIDEO]

Publikuar më: 16:26 27-06-2017

Grupi i hakerave “Anonymous” bëri publike një video ku pretendonte se kishin zbuluar të dhëna sekrete të NASA-s, ku bëhet e ditur se agjencia kishte zbuluar egzistencën e UFO-ve. Sipas tyre NASA është në prag të shpalljes së zbulimit të jetës së huaj. Në videon e publikuar të martën në një kanal jozyrtar të YouTube që thuhet se është i lidhur me grupin “Anonymous” , një prezantues i maskuar përmend disa fragmente të një bisede të kohëve të fundit të administratorit të NASA-s, Thomas Zurbuchen, për të mbështetur parashikimin e tyre. Pas kësaj video ka reaguar NASA e cila deklaron se nuk ekziston asnjë raport i tillë. Administratori i agjencisë hapësinore bëri të ditur se deklaratat e hakerëve janë të pavërteta e se ende nuk dihet nëse jemi vetëm në univers. Videoja anonime nisë me leximin e tekstit të një artikulli ku është flitet se është parashikuar shpallja e afërt e zbulimit të jetës jashtëtokësore. Ky artikull, dhe dy të tjerë lexohen me zë të lartë në video.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0031290054321289