INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Videoskandali “përçan” PS dhe LSI: Manja, skenar politik, Spahiu, qeveria të kërkojë ndjesë [FOTO]

Videoskandali “përçan” PS dhe LSI: Manja, skenar politik, Spahiu, qeveria të kërkojë ndjesë [FOTO]

Publikuar më: 12:04 13-05-2016

Qëndrimi i maxhorancës nuk është në unison lidhur me videoskandalin e publikuar një ditë më parë, ku kryetari I abshkisë së Dibrës Shukri Xhelili kërkonte favore seksuale në këmbim të vendit të punës. LSI i kërkon kryeministrit të kërkojë ndjesë publike por tjetër qëndrim ka deputeti socialist i zonën Ulsi Manja.

Përparaim Spahiu:

“Ajo që dua të theksoj se fakti që është shkarkuar duhet të shoqërohet edhe me një kerkesë falje nga ata që e propozuan një kandidaturë të tillë për popullin e Dibrës, kryeministri dhe të gjithë ata që e propozuan.


Ulsi Manja:
“Morali i qeverisë nuk mund të përgjithësohet nga ky rast sepse përgjegjësite janë individuale. Kushdo që kërkon të bëjë përgjegjësime duke u nisur nga ky rast për të fituar kapital politik dhe për të lidhur moralin e qeverisë me këtë rast e them me keqardhje se janë ca mjeranë politikë dhe shpirtvegjël, pasi morali i qeverisë u tregua sot me shkarkimin që Këshilli i Ministrave i bëri kryetarit të bashiksë Dibër dhe rasti është në duart e drejtësisë”.
Ndërkohë socialisti Ulsi Manja është deputeti i parë që artikulon idenë e skenarit politik për këtë ngjarje të rëndë, edhe pse në fakt në video vetë ish kryebashkiaku i Dibrës flet edhe për histori të tjera seksuale.
“Rastin e kryebashkiakut e kanë marrë në dorë organet e drejtësisë dhe i ftoj të zbardhin përgjegjësitë dhe të vërtetën, si për krybashkiakun, por edhe për këdo që është bërë pjesë e këtij skenari të turpshëm politik”.

Article Logic
Execution time: 0.0036110877990723