Arrestohen 9 persona në Tiranë dhe ka proceduar në gjendje të lirë 5 të tjerë. Ndërsa janë shpallur në kërkim dhe 6. Ata akuzohen për "Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. Policia njofton se këta shtetas kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të rimbushjes dhe aktivizimit të paketave promocionale të një kompanie telefonike celulari jashtë vendit duke përdorur aplikacione dhe platforma të kundërligjshme dhe kanë realizuar vjedhje duke shpërdoruar detyrën në postet e tyre të punë,s që kanë në një kompani Call Center-i me adresë në qytetin e Tiranës. Ata i kanë shkaktuar kompanisë telefonike një dëm prej 510.000 euro.
Të arrestuarit dhe të proceduarit janë:
J. F., 36 vjeç, banues në Tiranë
A. V., 30 vjeç, banues në Fier
E. K., 33 vjeç, banues në Tiranë
F. A., 27 vjeç, banues në Tiranë
S. B., 35 vjeç, banues në Tiranë
A. D., 34 vjeç, banues në Tiranë
O. S., 22 vjeç, banues në Tiranë
A. G., 38 vjeç, banues në Tiranë
D. O., 25 vjeç, banues në Tiranë