INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vidhte portofolat e pacientëve të Urgjencës, arrestohet 62-vjeçari

Vidhte portofolat e pacientëve të Urgjencës, arrestohet 62-vjeçari

Publikuar më: 12:44 02-02-2019

Një 62 vjeçar hajdut është vënë në pranga pasi ju vidhte portofolat pacientëve që shkonin në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Fierit.

Kapja e tij erdhi pas një pune  hetimore 1 mujore, ndërsa në pranga ka rënë shtetasi Nikollaq Liçi, 62 vjeç, banues në Kuçovë.

Policia thotë se i arrestuari ishte kthyer në një shqetësim për të moshuarit që merrnin shërbimet në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fier.

"Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fier,  ky shtetas dyshohet se në kohë të ndryshme ka kryer disa vjedhje, ku nga puna hetimore e deritanishme është bërë e mundur dokumentimi i tre prej tyre, konkretisht vjedhja e portofolit të  shtetasit G.T., I.D,  dhe A.Gj".

Policia vijon punën për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjes të kryera nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vjedhja".

Article Logic
Execution time: 0.00360107421875