INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vijojnë kërkesat e shqiptarëve për azil në Gjermani, ja shifrat e fundit [FOTO]

Vijojnë kërkesat e shqiptarëve për azil në Gjermani, ja shifrat e fundit [FOTO]

Publikuar më: 20:20 09-08-2016

Janë të shumtë azilkërkuesit shqiptarë që janë kthyer në Shqipëri nga Gjermania, por sërish shqiptarët po tentojnë të ikin në Gjermani. Ministria e Brendshme gjermane ka publikuar shifrat zyrtare sipas të cilave, 1599 shqiptarë kanë kërkuar azil në Gjermani gjatë muajit korrik. Krahasuar me dy muajt e parë, qershorin dhe majin, ka një rritje. Ajo që të bie në sy për këtë muaj është se, përveç Shqipërisë nuk ka asnjë vend tjetër nga Ballkani, qytetarët e të cilëve të kenë kërkuar azil. Listën e kryeson Siria, më pas Afganistani dhe Iraku. Shqipëria renditet në vend të 8. Gjatë muajit korrik gjithsej në Gjermani kanë kërkuar azil 53,008 persona.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.003277063369751