INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vijon puna për projektin Policentrik të Tiranës

Vijon puna për projektin Policentrik të Tiranës

Publikuar më: 14:13 14-07-2017

Projekti Policentrik i Tiranës vazhdon të zbatohet në shumë zona të kryeqytetit . Në fokus ky projekt ka legalizimin dhe urbanizimin e 160 mijë objekteve të cilat janë ndërtuar pa leje. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj është shprehur se në bashkëpunim me qeverinë do bëhet urbanizimi në të gjitha këto që të gjithë qytetarët të marrin shërbimet e nevojshme.

Veliaj shprehu bindjen se zgjidhja për zhvillimin e ardhshëm të kryeqytetit është krijimi i Tiranës policentrike. Kjo ka qënë në fokus të një takimi të tij me studentë të fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u njoh me punimet e studentëve në ekspozitën e hapur në ambientet e Piramidës, ndërsa premtoi se për projektet më të mira do të shihet mundësia që ato të realizohen. “Do ta marrim shumë seriozisht çdo propozim konkret. Ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi sepse besoj që kemi talente të jashtëzakonshëm në qytetin tonë”, u shpreh Veliaj në takimin me studentët.

Article Logic
Execution time: 0.0035431385040283