Të gjithë ju që jeni të apasionuar pas eventeve qiellore, do të duhet të ndiheni të lumtur pasi viti 2019 do të nis me një super Hënë.
Hëna e parë e plotë e 2019 do të jetë një spektakël i vërtetë dhe do të ndriçojë në datat 20-21 Janar.
Hëna e parë e plotë e vitit gjithashtu tradicionalisht quhet ndryshe "Hëna e plotë e Ujkut", një emër që vjen nga kohët e hershme koloniale.
Hëna e plotë do të shoqërohet më nje eklips hënor cka do të shkaktojë një Hënë të përgjakur .
Në të njëjtën kohë Hëna do të jetë shumë afër planetit tonë Tokës dhe do të duket shumë herë më e madhe.
Në këtë pikë do të jetë një kombinim mes superhënës dhe hënës së përgjakur cka do të shënojë edhe një eklips të plotë hënor I cili nuk do të ndodh deri në vitin 2021.
Eklipsi hënor do të zgjas një orë e gjysmë. Gjatë këtyre minutave hëna do të mbulojë me hijen e saj Tokën. Ndërsa eklipsi hënor I radhës pritet të ndodh në 26 maj të 2021 prandaj bëni mirë ta shijoni një fenomen të tillë.
Ndërsa Hëna e Përgjakur do të mund të vëzhgohet në shumë pjesë të botës duke përfshirë Amerikën e veriut, Europën dhe Afrikën.
Dhe për të parë fenomene të tilla sipas ekspertëve nuk është e nevojshme të keni pajisje të specializuara, mjafton të ngrini sytë në qiell.