Policia Rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve që të shmangin përdorimin e tyre ditën e parë të nisjes së vitit shkollor 2018-2019. Shefi i Policisë Rrugore të Tiranës, Erion Ahmeti i ka bërë thirrje të gjithë shoferëve dhe prindërve që të shmangin përdorimin e makinave personale gjatë ditës së nesërme dhe të përdorin transportin publik. Ahmeti tha se janë marrë masat që të mos ketë bllokim të qarkullimit të mjeteve në Tiranë. “I bëj apel prindërve dhe shoferëve që nesër të shmangin sa më shumë makinat personale dhe të përdorin transportin publik.