INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vlahutin: Çelim negociatat, detyrat e BE-së për qeverinë e re

Vlahutin: Çelim negociatat, detyrat e BE-së për qeverinë e re

Publikuar më: 13:05 04-09-2017

Romania Vlahutin shpreh se muajt në vijim do jenë një pikë kyçe për çeljen e negociatave dhe marveshjeve mes BE-së dhe qeverisë së re.

Ajo ishte shumë e qartë kur përmendi 5 prioritetet bazë për vendin tonë, po theksin e vuri tek dy prej këtyre prioriteteve.

“Është e qartë për të gjithë çfarë lipset që të ndodhë sa i takon 5 prioriteteve kyçe, por në veçanti lidhur me të gjithë aspektet e ligjit dhe me luftën kundër krimit të organizuar, përfshirë asgjësimin e kultivimit dhe tregtisë së kanabisit”, tha Romana Vlahutin, ambasadore e BE-së në Tiranë.

Vlahutin nuk harroi të theksonte edhe Reformën në Drejtësi, dhe mënyrën sesi ajo duhet të funksionoje në ditët në vijim.

“Shqipëria po përjeton një moment shumë të mirë. Reforma në Drejtësi, e cila është edhe reforma më impenjative e komplekse, është gati për t’u zbatuar me procesin e ‘vettingut’, i cili do të nisë në më pak se dy javë. Krijimi i institucioneve të reja, si Prokuroria e Posaçme sa i takon korrupsionit apo krimit të organizuar, do të nisë me shpresë nga fundi i vitit”, tha më tej Romana Vlahutin.

Një çështë që nuk u la pa diskutuar ishte dhe ajo e Nënkryetarit të Këshillit Kombëtarë të Integrimit. Ai foli për bashkëpunimin me opozitën, në të mirë të integrimit të Shqipërisë në BE.

“Ne do të bëjmë gjithçka mundemi, si mazhorancë, për të garantuar që fryma shumë e mirë e komunikimit që ka mbizotëruar në Këshillin Kombëtar të Integrimit dhe Komisionin e Integrimit të jetë një model i ri i punës parlamentare, për t’i dhënë fund një fotografie jo shumë parlamentare të ditës së enjte në Parlament. PS-ja që unë përfaqësoj është e gatshme të bashkëqeverisë me të gjithë njerëzit, sigurisht edhe me opozitat parlamentare, në objektivin e përbashkët për integrimin europian”, tha Taulant Balla, nënkryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit.

Article Logic
Execution time: 0.0038650035858154