Një 25 – vjeçar shpërndante drogë për studentët në konviktet në Vlorë. A. Velaj u shiste kryesisht kanbis sativa studentëve dhe policia ra në gjurmët e tij.
Fillimisht blutë janë vënë në ndjekje të të riut dhe kanë mundur ta arrestojnë në flagrancë. 25 vjeçari në momentin e arrestimit ndodhej pranë godinave të konvikteve dhe me vetë kishte 14 gram kanabis.
Velaj, njihej nga blutë e Vlorës, pasi ka qenë i dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale, për Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.