Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë natës dhe në orët e para të ditës së sotme kanë bërë që qyteti i Vlorë për të disatën herë këtë pranverë, të zgjohet i përmbytur duke shkaktuar probleme në lëvizjen e mjeteve dhe udhëtarëve.
Zonat më të prekura janë lagjja “28 Nëntori”, zona e Skelës dhe lagja “Pavarësia .
Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë pothuajse të gjithë territorin e vendit dhe sipas parashikimeve reshjet do të vijojnë deri në mesin e muajit maji.