INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vlorë, tragjedia e vdekjes së nënë e bir, dyshohet vrasje

Vlorë, tragjedia e vdekjes së nënë e bir, dyshohet vrasje

Publikuar më: 11:53 21-01-2018

Ndonëse u dyshua se nënë e bir në Vlorë kishin humbur jetën si pasojë e rrjedhjes së gazit, ekspertiza mjeko-ligjore sqaron atë cka ndodhi me 73-vjeçaren Selkie Hoxhallari dhe 43-vjeçari Olsi Hoxhallari duke dyshuar se bëhet fjalë për vrasje.

Mësohet se tashmë dyshohet për një vrasje të qëllimshme, dy personat janë vrarë dhe më pas janë djegur.

Ekspertiza mjeko-ligjore sqaron se tek dy viktimat janë gjetur shenja dhune, djali me carje në kokë ndërsa nënë me shenja në fyt.

Tashmë policia ka shoqëruar në polici disa të afërm për të zbuluar të vërtetën.

Ngjarja tragjike u shënua në orët e vona në qytetin e Vlorës ku nënë e bir u gjetën pa jetë në banesën e tyre të shkrumbuar nga zjarri.

Ishte bashkëshortja e 43-vjeçarit e cila gjeti viktimat të cilët u dyshuan fillimisht se kishin humbur jetën si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Article Logic
Execution time: 0.0038940906524658